BASHKIMI - YLLI
Bashkimi kthehet në “Sezai Surroi”, pret kampionin
3 November, 2021 @11:46
Ndeshja e dytë e ditës së sotme, do të luhet në mes të Bashkimit dhe Yllit.
Bashkimi pas një kohe të gjatë, do të jetë nikoqirë në Prizren, pasi që ndeshjet si vendas deri më tani ka luajtur në Rahovec.
Skuadra prizrenase e kishte mposhtur Yllin në ndeshjen e parë me rezultat 55-60, derisa kampioni aktual Ylli është në formë të mirë dhe kërkon ta vazhdojë serinë pozitve të fitoreve.
Ylli aktualisht ka bilanc prej 5 fitoreve e 4 humbjeve, kurse Bashkimi me një ndeshje më pak ka bilanc prej 5 fitoreve e 3 humbjeve.
Ndeshja fillon nga ora 19:00.