Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA-IBAR

E dyta me radhë për Prishtinën në BIBL

E dyta me radhë për Prishtinën në BIBL


2 November, 2021 @20:45

Prishtina ka arritur të shënojë fitoren e dytë me radhë në BIBL dhe kështu ka neutralizuar bilansin negativ që e kishte në 2-2.

Basketbollistët e drejtuar nga Ante Nazor kanë arritur që të mposhtin ekipin nga Mali i Zi, Ibar me rezultat 110-85 [31-23, 23-19, 37-23, 22-20].

Wendell Mitchell me 35 pikë ka qenë më efikasi i ndeshjes ndërsa me 26 pikë tjera u dallua Dachon Burke, që shtoi edhe 5 asistime në llogari të tij.

Ante Nazor, duke parë që ekipi po shkonte drejt fitores i ka dhënë mundësi secilit lojtar që e kishte në bankë, ndërsa kësaj radhe aty ka debutuar edhe Bledar Thaqi, që ka pasur edhe dy tentime për të shënuar në dy minutat e tija në këtë fitore.

Te Ibar Luka Dimitrovic me 20 pikë ka qenë më efikasi, ndërsa 15 të tjera ka shënuar Armin Kalic.

Me këtë Prishtina bën bilansin 2-2, ndërsa Ibar tashmë ka bilans 0-3.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League