SUHAREKË

BOROZANI/Lis Dorambari
Bashkimi kthen lojën në pjesë të dytë
5 October, 2014 @20:59
Bashkimi ka arritur të dalë fitues i ndeshjes së xhiros së parë, ndaj të rikthyerit në Superligë, Yllit.
Ekipi prizrenas ka arritur të shënojë fitore me rezultat 80-66 në ndeshjen e posapërfunduar në Suharekë.
Ylli u tregua ekip shumë i mirë në ndeshje, posaçërisht në pjesë të parë, të cilën edhe e përfundoi në avantazh shtatë pikësh, 39-32.
Mirëpo, në çerekun e tretë kur amerikani Najee White u nxorr nga trajneri për tu kursyer, pasi që kishte 4 gabime personale, Bashkimi fillon dominimin dhe arrin të ngris epërsinë.
White, luante me kujdes në çerekun e fundit për të mos u përjashtuar, e Bashkimi në anën tjetër zgjeronte epërsinë për të arritur fitore në fund, para qindra shikuesve të mbledhur në Suharekë - të cilët nuk u ndalën së brohorituri asnjëherë gjatë gjithë ndeshjes.
Qendra shqiptare, Endrit Hysenagolli, ka qenë më efikasi te Bashkimi me 19 pikë të shënuara, i përcjellur nga Spencer Dixon, që regjistroi 15 pikë.
E te ekipi humbës, u dalluan dy përforcimet amerikane, Najee White me 20 dhe Derrick Washington me 19 pikë të shënuara.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS
Video
Çaste nga ndeshja Ylli-Bashkimi
Nga prezentimi i lojtarëve Ylli-Bashkimi
Statistikat ekipore
YLLI | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 21 | 17 | |
Çereku i dytë | 18 | 15 | |
Çereku i tretë | 13 | 23 | |
Çereku i katërt | 14 | 25 | |
Kërcime në mbrojtje | 24 | 23 | |
Kërcime në sulm | 8 | 14 | |
Gjithsej kërcime | 32 | 37 | |
Asistime | 14 | 19 | |
Bllokada | 1 | 4 | |
Topa të vjedhur | 2 | 12 | |
Topa të humbur | 17 | 11 | |
Tentime për tre pikë | 2/11 | 7/23 | |
Tentime për dy pikë | 22/40 | 20/48 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 16/26 | 19/25 |
KB Ylli
1 | Najee White | 20 pikë | 11 kërcime | 1 asistim |
2 | Derrick Washington | 19 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
3 | Urim Zenelaj | 13 pikë | 10 kërcime | 12 asistime |
4 | Artin Gashi | 7 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
5 | Salajdin Hysenaj | 6 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Erris Nushi | 1 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
KB Bashkimi
1 | Endrit Hysenagolli | 19 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
2 | Spencer Dixon | 15 pikë | 7 asistime | 3 kërcime |
3 | Qëndrim Biraj | 13 pikë | 7 asistime | 3 kërcime |
4 | Tom Tankelewicz | 11 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
5 | Boban Medenica | 9 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
6 | Kreshnik Juniku | 7 pikë | 4 kërcime | 1 bllokadë |
7 | Dragomir Marojevic | 4 pikë | 2 kërcime | 1 bllokadë |
8 | Altin Morina | 2 pikë | 2 kërcime |