SABIT HADZIC
BOROZANI/ EXLUSIVE/ Lis Dorambari
Koncentrimi fitoi ndeshjen
2 October, 2014 @20:49
I lumtur pas fitores, trajneri boshnjak i Sigal Prishtinës, Sabit Hadzic, është shprehur të jetë i kënaqur me lojën, por edhe nuk ka kursyer fjalët e mira për kundërshtarin sonte.
“Mendoj se ka qenë ndeshje mjaft e vështirë. Bashkimi ka bërë ekip shumë të fortë, 8 basketbollistë të ri në ekip dhe trajner të ri. Mendoj se ata kanë luajtur tepër mirë sonte, por ekipi im ishte më i koncentruar dhe fitoi,” ka thënë Hadzic, pas fitores duke festuar trofeun e parë në Kosovë.
Ish trajneri i reprezentacionit të Bosnjës dhe Hercegovinës, shpreson që ekipi i tij të vazhdojë kështu edhe pas kësaj ndeshjeje.
Ndeshja e parë zyrtare dhe Kupa e parë në Kosovë.
“Po. Shpresoj të vazhdojë kështu, pasi që kjo ka qenë ndeshje e rëndësishme për ne. Më pëlqej shumë atmosfera këtu në Kosovë dhe tashmë duhet të jemi gati për stinorin e ri dhe ligën ballkanike. I uroj lojtarët dhe ekipin në tërësi,” ka shtuar në fund Hadzic për Borozani.com.
Sigal Prishtina fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës duke e mposhtur në finale Bashkimin.