MIODRAG BALETIC
BOROZANI EXLUSIVE/ Lis Dorambari
Basketbolli kosovar ka ardhmëri
2 October, 2014 @20:22
Ndeshja e parë e tij zyrtare përkundër se përfundoi me humbje, Miodrag Baletic, njëri ndër trajnerët më me përvojë që ka ardhur në Kosovë, mendon se ka shpresa dhe ardhmëri për basketbollin kosovar.
Bashkimi tregoi lojë të mirë gjatë gjithë ndeshjes, derisa në çerekun e tretë doli edhe në epërsi të konsiderueshme, por në fund Sigal Prishtina rrëmbeu trofeun në kryeqytet.
“Me atë çka pashë unë sonte, mund të them se kjo është shenjë e mirë për basketbollin kosovar,” tha fillimisht Baletic, duke aluduar në numrin e madh të shikuesve në ndeshje, ekskluzivisht për Borozani.com.
“Nëse ndeshjet luhen si sonte, me shpirt dhe nëse vazhdon të ritet cilësia, është e qartë se basketbolli kosovar ka ardhmëri dhe mund të pritni më shumë nga djelmoshat që i keni,” ka shtuar ai, duke mos dashur më hollësisht të komentoj ndeshjen, pasi që kjo ishte ndeshja e parë e tij zyrtare në basketbollin kosovar.
Baletic, 67 vjeç, ka qenë trajner i reprezentacionit malazias të femrave së fundi, derisa karriera e tij si trajner daton që nga viti i largët 1980.
Bashkimi humbi Superkupën e Kosovës sonte ndaj Sigal Prishtinës për tre pikë.