SUPERKUPA NË PRISHTINË
BOROZANI EXCLUSIVE/Lis Dorambari
Trofeu, përsëri në Prishtinë
2 October, 2014 @20:06
Sigal Prishtina vazhdon me Kupa edhe në stinorin e ri.
Skuadra e Sigal Prishtinës ka arritur të fitojë trofeun e dytë të Superkupës së Kosovës me radhë.
Ata sonte në Prizren kanë mposhtur Bashkimin me rezultat të ngushtë 82-79, mirëpo fituesi u përcaktua një minutë para fundit të takimit, kur prishtinasit kishin arritur diferencën e mjaftueshme për finish të qetë të ndeshjes.
Dardan Berisha, si zakonisht, ka qenë basketbollisti më efikas i bardhekaltërve sonte, duke arritur të shënojë 32 pikë të mahnitshme për ekipin e tij.
Atij i ndihmoi jashtëzakonisht edhe qendra amerikane e Sigal Prishtinës, Aaron Mc Ghee, që regjistroi 20 pikë të shënuara.
Te Bashkimi, që arriti me lojën e vetë të hatashme në çerekun e tretë të marrë edhe epërsinë në ndeshje u dallua Tom Tankelewitz me 15, por edhe Endrit Hysenagolli me 14 pikë të shënuara.
Statistikat ekipore:
Sigal Prishtina | Bashkimi | ||
Çereku i parë | 21 | 19 | |
Çereku i dytë | 19 | 18 | |
Çereku i tretë | 14 | 22 | |
Çereku i katërt | 28 | 20 | |
Kërcime | 33 | 31 | |
Asistime | 17 | 25 | |
Bllokada | 1 | 1 | |
Topa të vjedhur | 2 | 6 | |
Topa të humbur | 14 | 4 | |
Tentime për tre pikë | 5/16 | 9/25 | |
Tentime për dy pikë | 21/32 | 20/45 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 25/34 | 12/16 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 32 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
2 | Aaron McGhee | 20 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
3 | Edmond Azemi | 12 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
4 | Jordan Hulls | 10 pikë | 7 asistime | 5 kërcime |
5 | Edin Bavcic | 4 pikë | 8 kërcime | |
6 | Blerim Mazreku | 4 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
7 | Muhamed Hasani | 1 pikë | 1 asistim |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Tom Tankelewicz | 15 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
2 | Endrit Hysenagolli | 14 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
3 | Adnan Mustafa | 11 pikë | 1 asistim | |
4 | Spencer Dixon | 10 pikë | 11 asistime | 1 kërcim |
5 | Dragomir Marojevic | 10 pikë | 9 kërcime | |
6 | Altin Morina | 8 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
7 | Qëndrim Biraj | 6 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
8 | Boban Medenica | 3 pikë | 4 kërcime | |
9 | Kreshnik Juniku | 2 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |