BASHKIMI
Bashkimi nesër prezenton përforcimin e ri
1 July, 2021 @17:18
Skuadra e Bashkimit, me anë të një njoftimi për medie ka bërë të ditur se nesër do të mbajë konferencë për shtyp, ku do ta prezentojë përforcimin e ri të skuadrës.
Portokallezinjtë kanë njoftuar se përforcimi i ri është reprezentues i rregullt i përfaqësueses së Kosovës, derisa emrin e tij nuk e kanë bërë të ditur, duke lënë që të mësohet gjatë prezentimit në konferencë, e cila do të mbahet nesër nga ora 12:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Deri më tani, vetëm skuadra e Trepçës është treguar aktive me përforcime duke transferuar Samir Zekiqin nga Golden Eagle Ylli, si dhe disa lojtarë të huaj siç janë Gerald Blackshear, Ty Cockfield, Andrew Gordon dhe së fundi Amin Hot.