BARCELONA

Zyrtare: Barcelona transfron turkun Sertaç Sanli
1 July, 2021 @14:56
Nënkampioni i Euroleagues, Barcelona, sot e zyrtarizoi basketbollistin turk Sertaç Sanli.
Sanli ka nënshkruar kontrat 2 vjeçare me Barçën, derisa testet mjekësore do t’i kryej pasi që të përfundojnë ndeshjet për kualifikim të Lojërave Olimpike.
Qendra 29 vjeçare, në Final 4 të Euroleague kishte një mesatare prej 15.5 pikëve dhe 5 kërcimeve për ndeshje.