GAME 6: CLIPPERS - SUNS
Suns në finale, për herë të parë nga viti 1993
1 July, 2021 @9:58
Finalisti i parë në NBA u bë Phoenix Suns.
Suns duke e mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat 103-130 në ndeshjen e gjashtë të serisë, u kualifikua në finalen e madhe të NBA-së.
Chris Paul shkëlqeu kundër ish-skuadrës së tij dhe luajti me 41 pikë e 8 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Devin Booker me 22 pikë, kurse Deandre Ayton i rrëmbeu 17 kërcime dhe ishte i pakapshëm për mbrojtjen e Clippers.
Në anën tjetër u vërejtë mungesa e Kawhi Leonardit, derisa u dallua Marcus Morris me 26 pikë e 89 kërcime.
Phoenix Suns e mposhti me rezultat 4-2 në seri Clippersat, derisa kjo do të jetë finalja e tretë në histori të klubit dhe e para që nga viti 1993.
Suns në finale do të përballet me fituesin nga dueli Atlanta Hawks - Milwaukee Bucks.