GAME 5: SUNS - CLIPPERS

George kësaj here shpëton skuadrën, ngushtohet seria
29 June, 2021 @13:06
Los Angeles Clippers, nuk u dorëzua dhe e mposhti Phoenix Sunsin me rezultat 102-116 dhe e ngushtoi serinë në 3-2.
Pas performancave jo të mira, Paul George isht lojtari i ndeshjes në këtë përballje.
George duke shënuar 41 pikë, e theu rekordin personal të tij në Play Off, derisa luajti edhe me 13 kërcime.
Te Suns si zakonisht më i miri ishte Devin Booker. Ai luajti me 31 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Phoenixit i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në finalen e madhe. Ndeshja e gjashtë e serisë do të luhet më 1 korrik nga ora 3:00.