NDAHET ME KAMPIONIN
Ku do të shkojë Valon Bunjaku?
28 June, 2021 @16:13
Basketbollisti që hyri në histori të klubit duke qenë pjesë e ekipit që fitoi trofetë e para në histori, Valon Bunjaku, është ndarë nga Golden Eagle Ylli.
Skuadra në fjalë ka falenderuar Valonin për kontributin e tij dhënë në stinorin e kaluar veçanërisht, pasi që Golden Eagle Ylli jo vetëm që fitoi trofeun e parë në histori të klubit, duke fituar Ligën Unike por fitoi edhe titullin e parë të shumëkërkuar të kampionit të Kosovës.
“Falemnderit Valon Bunjaku! Erdhi si djalë i ri me plotë ambicie për trofe dhe ia arriti qëllimit, duke shijuar festën e Ligës Unike dhe Superligës së Kosovës. Golden Eagle Ylli falenderon Valon Bunjakun për secilën ndeshje dhe secilën pikë të shënuar në klubin tonë,” ka shkruar në njoftimin për ndarje skuadra suharekase, kampione në fuqi e Kosovës në basketboll.
Tash, me shumë interes pritet të shihet ekipi i ri i Valonit në Superligë ose jashtë, pasi që playmakeri prizrenas njihet si njëri ndër organizatorët më të mirë të lojës në ligë, derisa gjithashtu është standard në reprezentacion. Ai më parë ka qenë pjesë e Bashkimit dhe Prishtinës.