Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA (F)

Përgatitjet për gara evropiane, në intensitet të plotë

Përgatitjet për gara evropiane, në intensitet të plotë


Teksti: FBK

30 June, 2021 @13:36

Kombëtaret e reja të Kosovës po vazhdojnë me përgatitje para grave evropiane, që do të zhvillohen në muajin korrik dhe gusht.

Përfaqësuesja A e Kosovës te femrat, që për herë të parë do të garojë në arenën ndërkombëtare po vazhdon me përgatitje dy herë në ditë, në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për Kampionatin

Evropian për Shtete të Vogla që zhvillohet nga 20 deri më 25 Korrik. Vashat e Kosovës janë në grup me Luksemburgun dhe Qipron.

Në stërvitje të premten u është bashkuar edhe amerikania e natyralizuar, Alexis Tolefree, kurse më 2 korrik u bashkohet edhe Astera Tuhina. Përgatitjet deri më tani kanë shkuar sipas planit nën udhëheqjen e Fidan Shatrit dhe shtabit teknik të Përfaqësueses A të Kosovës.

Edhe vashat e Kosovës U20 po vazhdojnë me përgatitje dy herë në ditë, kurse të mërkurën pasdite do të pushojnë për shkak të matjeve që do t’i kenë. Të udhëhequra nga Furkan Saglik, përgatitjet deri më tani po shkojnë sipas planit.

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women’s European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021. Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu edhe Kosova U20, U18 edhe U16 ka grumbullime të rregullta dhe matje para garave evropiane që do t’i kenë në korrik dhe gusht.

Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 European Challengers që do të mbahet prej 20 deri më 25 Korrik 2021 në Sopron të Hungarisë. Në këtë qytet do të luhet edhe Grupi D me këto shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Zvicra, Rumania e Luksemburgu. Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë.

Kosova U18 (M) do të marrë pjesë në Grupin F të FIBA U18 European Challengers që do të mbahet prej 3 deri më 8 Gusht 2021 në Tiranë. Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë.

Duhet theksuar se FIBA U16 European Challengers, Grupi E do të organizohet në Prishtinë prej 16 deri më 21 Gusht 2021. Në këtë grup Kosova garon me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën. Në FIBA U16 European Challengers garojnë gjithsej 31 shtete.


MILWAUKEE BUCKS

Lëndohet Giannis Antetokounmpo

NBA

Lëndohet Giannis Antetokounmpo

30/06/21 @ 10:15

GAME 4: HAWKS - BUCKS

Hawks barazon serinë, telashe për Bucks

NBA

Hawks barazon serinë, telashe për Bucks

30/06/21 @ 10:02

GAME 5: SUNS - CLIPPERS

George kësaj here shpëton skuadrën, ngushtohet seria

NBA

George kësaj here shpëton skuadrën, ngushtohet seria

29/06/21 @ 13:06

TREPÇA

Trepça zyrtarizon përforcimin e tretë të huaj

FBK Superliga/Transfere

Trepça zyrtarizon përforcimin e tretë të huaj

29/06/21 @ 11:50

NDAHET ME KAMPIONIN

Ku do të shkojë Valon Bunjaku?

Liga Unike/FBK Superliga/International/Transfere

Ku do të shkojë Valon Bunjaku?

28/06/21 @ 16:13

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

28/07/23 @ 10:29

EURO DIV. B U-16 - PRISHTINA 2023

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

27/07/23 @ 11:27

PA FITORE NË GRUP!

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

27/07/23 @ 11:11

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA 2023

Kosova U-16 kërkon finalen sonte

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova U-16 kërkon finalen sonte

26/07/23 @ 12:09

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

Përfaqësuesja/Përfaqësueset e tjera/Eurobasket/International

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

22/07/23 @ 19:56


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja