NË PRIZREN
Bashkimi paralajmëron përforcimin e radhës
8 January, 2017 @15:26
Skuadra e Bashkimit pas përforcimit me basketbollistin malazias, Nikola Korac, ka paralajmëruar sot edhe përforcimin e radhës.
“Një lojtar tjetër në pozitën e organizatorit me përvojë nga Liga e Parë e Belgjikës dhe Liga e Parë e Francës po na vjen,” ka shkruar njoftimi në llogarinë e Facebookut të ekipit prizrenas sot.
Bashkimi këtë stinor ka pasur startin më të mirë në vitet e pasluftës, kur nisi stinorin me 6-0. Aktualisht ka bilanc 10-2 në Superligë, ndërsa në BIBL 4-4.
Ndeshja e parë e Bashkimit në vitin 2017 do të jetë ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të Grupit A të Ligës Ballkanike, që do të zhvillohet më 16 janar 2017 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të kryeqytetit tonë.