REAL vs CSKA
Real Madridi gjunjëzon kampionin
6 January, 2017 @23:39
Gjiganti spanjoll Real Madrid, me lojë të mirë në çerekun e fundit të ndeshjes, arriti ta mposht kampionin aktual të Euroleagues, CSKA Moskën, me rezultat 95-85.
Sergio Llull (24 pikë) së bashku me Jonas Maciulis (20 pikë), luajtën rolin kryesorë te madrilenët, kurse në anën tjetër u dallua MVP i stinorit të kaluar Nando De Colo me 18 pikë.
Kjo ishte fitorja e 11 e Real Madridit pas 16 xhirove, ndërsa CSKA-ja krahas humbjes, gjendet në krye të tabelës me 12 fitore e 4 humbje deri më tani.