PAGOHET BORXHI
Trepça paguan borxhin, vazhdon garat në BIBL
6 January, 2017 @17:47
Skuadra e Trepçës ka paguar borxhin ndaj ligës ballkanike dhe tashmë do të vazhdojë garat, ku ka mbetur. Borozani.com
Ekipi mitrovicas kishte tejkaluar krejt afatet e lejuara dhe nuk i kishte derdhur 6 mijë e 500 euro në llogarinë e ligës.
Pak para Vitit të Ri 2017, BIBL përmes një komunikate dha ultimatumin për Trepçën, 6 janar 2017 pagohet borxhi ose përjashtim prej garave.
Kështu, ekipi mitrovicas përkundër vështirësive ka mbledhur mjetet dhe ka paguar ato në llogarinë e BIBL dhe tashmë çdo gjë mund të vazhdojë ashtu si është në program.
Trepça këtë stinor po debuton në ligën ballkanike të basketbollit. Trepça është në vend të fundit të Grupit B me bilanc 3-4 pas 7 ndeshjeve të zhvilluara. Katër ekipet e para kalojnë në fazën e dytë.