POINTMASTERS
Zenelaj i vetmi me mbi 300 pikë në Superligë
6 January, 2017 @10:44
Qendra e re e Sigal Prishtinës, Urim Zenelaj, që në pjesën vjeshtore të stinorit ishte pjesë e Golden Eagle Yllit të Suharekës, është lojtari i vetëm në Superligë që ka shënuar mbi 300 pikë.
Qendra Zenelaj ka shënuar saktësisht 302 pikë përgjatë vjeshtës në Superligë dhe është lider i listës sa i përket pikëve të shënuara në total.
Pas Zenelajt në këtë listë radhiten treshja pejane e Vëllaznimit, Arian Qallaku, Beq Kovaçi dhe Blendi Matoshi, derisa vazhdon me Ergin Groshën dhe Malcolm Canadan e Yllit, që kanë kaluar pragun e 200 pikëve të shënuara përgjatë vjeshtës.
TOP SHËNUESIT E SUPERLIGËS 2016/17
1 | Urim ZENELAJ | Ylli | 302 pikë | |
2 | Arian QALLAKU | Vëllaznimi | 274 pikë | |
3 | Beq KOVAÇI | Vëllaznimi | 241 pikë | |
4 | Blendi MATOSHI | Vëllaznimi | 211 pikë | |
5 | Ergin GROSHA | Ylli | 207 pikë | |
6 | Malcolm CANADA | Ylli | 205 pikë |