PJESA PRANVERORE
Shtyhet faza e dytë e stinorit
5 January, 2017 @13:10
Pjesa e dytë e stinorit të Superligës në basketboll, është paraparë të nis më 14-15 janar 2017.
Mirëpo, sipas të gjitha gjasave ajo pritet të shtyhet për së paku një javë, pasi që klubet kanë bërë kërkesë për një gjë të tillë.
Vendimin për shtyerjen ose jo do ta merr Bordi i FBK-së, brenda këtyre ditëve, ka bërë të ditur Koha Ditore sot.