NË PRISHTINË
Para zyrtarizimit të pasardhësit të Sharinit
5 January, 2017 @12:40
Sigal Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin ne deritashëm të saj, Jeronimo Sarin (lex. Sharin).
Bardhekaltërit janë në bisedime të nivelit të fundit me trajnerin italian me përvojë nga Euroliga, Marco Calvani, të cilin pritet ta zyrtarizojnë shpejt.
Sarin kishte shkuar në pushime dimërore me të përfunduar pjesa vjeshtore e stinorit dhe shpresonte në kthim, por ekipi kampion nuk mendoi kështu.
Calvani, pas zyrtarizimit, do të bëhet trajneri i tretë i Sigal Prishtinës këtë stinor.
Bardhekaltërit e nisën stinorin me trajnerin malazez, Petar Mijovic, për të regjistruar startin më të keq në histori.
Vazhduan me kroatin Jeronimo Sarin, për të dështuar në synimin e vënë, kualifikim në fazën e dytë të FIBA Europe Cup.
Tani, Calvani do të duhet të shpëtojë stinorin për bardhekaltërit, duke i mbrojtur trofetë e fituar në stinorin e kaluar.