EKSKLUZIVE
Urim Zenelaj mban rekordin e stinorit 2016/17
Statistikat: Arian Paçarizi/BOROZANI.COM
2 January, 2017 @17:25
Qendra e Yllit të Suharekës, Urim Zenelaj, që tashmë është zyrtarizuar si lojtar i ri i Sigal Prishtinës në afatin kalimtar të janarit, mban rekordin e më së shumti pikëve të shënuara në një ndeshje të Superligës për këtë stinor.
Zenelaj, ka shënuar 35 pikë në humbjen e Yllit ndaj Sigal Prishtinës në xhiron XII të Superligës, që është rekord i stinorit për një lojtar në Superligë.
PIKËRISHT NDAJ PRISHTINËS
Qendra gjigante duket se këtu i ka bërë të ditur mirë e mirë Sigal Prishtinës edhe njëherë se çfarë mundësish ka - e bardhekaltërit nga kryeqyteti reaguan menjëherë për ta ri-transferuar atë në ekipin kampion.
Përndryshe, Zenelaj nuk mban vetëm vendin e parë, por edhe të dytin dhe të tretin sa i përket pikëve të shënuara në një ndeshje. Ai ka shënuar 34 pikë në duelin e Yllit ndaj Kerasanit të xhiros XII dhe 34 të tjera në duel ndaj Vëllaznimit në xhiron e XIV.
Pas tij, renditen Arian Qallaku i Vëllaznimit me 33, sikurse edhe Kejuan Johnson i Bashkimit dhe Lamarcus Reed i Pejës.
REKORD PIKËT NË NDESHJE 2016/17:
1 | Urim ZENELAJ (Ylli) | 35 pikë | vs Sigal Prishtina, XHIRO XII | |
2 | Urim ZENELAJ (Ylli) | 34 pikë | vs Kerasan Prishtina, XHIRO XIII | |
3 | Urim ZENELAJ (Ylli) | 34 pikë | vs Vëllaznimi, XHIRO XIV | |
4 | Arian QALLAKU (Vëllaznimi) | 33 pikë | vs Rahoveci, XHIRO IX | |
5 | Kejuan JOHNSON (Bashkimi) | 33 pikë | vs Ylli, XHIRO IV | |
6 | Lamarcus REED (Peja) | 33 pikë | vs Ylli, XHIRO VIII |