MR. TRIPLE-DOUBLE
Viti i Ri, Westbrooku i vjetër, përsëri triple-double!
1 January, 2017 @10:16
Performanca fenomenale e superyllit të Oklahomës, Russell Westbrook, vazhdoi edhe në natën e vitit të ri.
Oklahoma City Thunder mposhti Los Angeles Clippersin me rezultat 114-88, derisa Russell Westbrook, që në pjesë të parë të ndeshjes arriti shifrat magjike triple-double (e 16 e stinorit), e përfundoi ndeshjen me 17 pikë, 14 asistime e 12 kërcime. Westbrookut për fitore të Oklahomës i ndihmoi edhe Enes Kanter me 23 pikë.
Ndërsa te Clippers është vërejtur dukshëm mungesa e yllit, Chris Paul, derisa më i dalluari në humbjen e tyre ishte Brandon Bass me 18 pikë të shënuara.
Oklahoma City Thunder ka bilanc prej 21 fitoreve e 13 humbjeve, ndërsa rënia e Clippersit po vazhdon. Kjo ishte humbja e 6 me radhë e tyre.