KRIZË PËR TREPÇËN
Trepça rrezikon përjashtimin nga Liga Ballkanike
30 December, 2016 @17:44
Viti 2017 mund të fillojë keq për skuadrën e Trepçës.
Skuadra mitrovicase mund të përjashtohet nga Liga Ballkanike, ndërsa njoftimin e ka bërë vetë liga me anë të një komunikate për media.
“Fatkeqsisht, para përfundimit të vitit 2016, drejtori sportiv i Ligës Ballkanike është detyruar të merr një vendim të vështirë për të ardhmen e Trepçës si pjesëmarrëse e kësaj gare.
Me zhgënjim të madh, duam të ju informojmë zyrtarisht se KB Trepça mund ta humb të drejtën e saj për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike për stinorin 2016/17, pasi që ka dështuar t’i kryejë me kohë obligimet ndaj nesh,” thuhet në njoftimin e BIBL.
Ndër tjerash, thuhet se vendimi përfundimtar nëse Liga Ballkanike do të vazhdojë me Trepçën apo jo, do të mirret sipas Vendimit të Garave pas datës 6 janar 2017.