FENI INDUSTRIES - PEJA
Pejës i del gjumi vonë, viti mbyllet me humbje dramatike
28 December, 2016 @20:29
Ndeshja e fundit e këtij viti në Ligën Ballkanike, ajo ndërmjet Pejës dhe skuadrës maqedonase, Feni Industries, përfundoi me fitoren e kësaj të fundit.
Verdhezinjtë 2016-ën e mbyllën me humbje duke u mposhtur me rezultat të ngushtë, 90-88.
Sinjalet për humbje erdhën qysh në fillim të ndeshjes, pasi vendasit krijuan seri të shpejt prej 14-0, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes rezultati ishte në të mirë të tyre.
Megjithatë, këmbët e basketbollistëve të Fenit u “dridhen” në çerekun e katërt, në të cilin Peja hyri me -13 pikë disavantazh dhe më pas arriti ta ngushtojë disavantazhin deri në -1 pikë, 74-73, kur kishin mbetur edhe 5 minuta deri në përfundim.
Ndërsa në sekondat më vendimtare, Peja u tregua e pafat, duke humbur rastin për të kaluar në epërsi dhe për ta fituar ndeshjen, e cila u shndërrua në lojë taktike dhe dramë të vërtetë në fund.
Feni Industries
1 | George Sharabidze | 24 pikë | 13 kërcime | 6 asistime |
2 | Matija Ceshkovic | 20 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
3 | Jane Petrovski | 15 pikë | 7 asistime | 3 kërcime |
4 | Gorjan Markovski | 5 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
5 | Andrej Magdevski | 9 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
6 | Branislav Djekic | 9 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Boban Stajic | 8 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Milan Milkov | 0 pikë | - | - |
9 | Metodija Beshliovski | - | - | - |
10 | Nikola Kicev | - | - | - |
Peja
1 | LaMarcus Reed (37:43) | 21 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
2 | Alban Veseli (32:22) | 18 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
3 | Austin Tillotson (32:53) | 15 pikë | 6 asistime | 4 kërcime |
4 | Jamie Billie (23:00) | 14 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
5 | Mirza Ahmetbasic (19:13) | 11 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Noah Dahlman (22:43) | 5 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
7 | Cameron Rundles (22:25) | 4 pikë | 4 asistime | 1 kërcim |
8 | Arti Hajdari (9:38) | 0 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
9 | Blendi Kadusha | - | - | - |
10 | Leonard Mekaj | - | - | - |
11 | Egzon Kuqi | - | - | - |