KRYHET VITI
Shtyhen dy ndeshjet e xhiros së fundit
28 December, 2016 @15:14
Me përballjen e djeshme ndërmjet Yllit dhe Vëllaznimit, duket se është mbyllur viti 2016 për Superligën e Kosovës.
Dy ndeshjet e mbetura të xhiros së fundit janë shtyer për vitin e ardhshëm dhe tashmë mund të konstatohet se fundin e vitit 2016 Sigal Prishtina e kryen në maje të klasifikimit.
Derbi Peja - Bashkimi është shtyer me marrëveshje të ekipeve për shkak të angazhimit të Pejës në kuadër të Ligës Ballkanike.
Ndërsa dueli ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës është përcaktuar të zhvillohet me datë 7 janar 2017.
Informatat janë siguruar nga raporti i Informatorit Nr 14 të Superligës së Kosovës botuar në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).