NË SHKODËR
Vllaznia përforcohet me amerikanin Palmer
28 December, 2016 @12:57
Skuadra e Vllaznisë nga Shkodra si duket ka vendosur që t’i bëj rivalitet Tiranës në pjesën e dytë të stinorit në elitën shqiptare të basketbollit.
Kështu, pas angazhimit të Juljan Hamatit që erdhi nga Kamza, ekipi nga Shkodra ka arritur marrëveshje me alon amerikane, Darryl Palmer.
Palmer, së fundi ka qenë pjesë e ekipit estonez, Tarvas, ndërsa është 203 centimetra i gjatë dhe 23 vjeç.
Përveç Palmerit, për të cilin njofton Panorama Sport, Vllaznia pritet që të angazhojë edhe Algert Gjonajn.