NË SHKODËR
Freelove, amerikani i radhës te Vllaznia
2 January, 2017 @9:50
Vllaznia e Shkodrës ka bërë edhe përforcimin e dytë të huaj të afatit kalimtar dimëror në basketboll.
Skuadra shkodrane pas alos Darryl Palmer ka siguruar edhe shërbimet e playmakerit Joshua Freelove, ka bërë të ditur Eurobasket.com sot.
Freelove së fundi ka qenë lojtar në elitën marokene, duke qenë pjesë e ekipit IRT Tanger, ndërsa ka pasur mesatare prej 21.4 pikëve, 4.1 kërcimeve dhe 3.1 asistimeve për ndeshje.
Stinorin e kaluar Freelove ka luajtur në Bundesligën austriake për ekipin e Grazit, ku ka pasur mesatare prej 9.7 pikëve për ndeshje, 2.1 kërcimeve dhe 2 asistimeve.