PRIZREN
Bashkimi regjistron alo-qendrën kroate
5 November, 2015 @15:33
Largimi i qendrës greke, Efthimios Tsakaleris, bëri që Bashkimi të pësojë humbje në ndeshje të rëndësishme si në BIBL ashtu edhe në Superligë.
Për këtë arsye, për të mbushur boshllëkun e krijuar në këtë pozitë në skuadër, drejtuesit e klubit të portokalltë kanë arritur marrëveshje me alo-qendrën kroate, Ante Gospic, ka bërë të ditur FBK-ja përmes një njoftimi.
Gospic, që së fundi ka luajtur për Zabokun në Kroaci ka pasur mesatare prej 9.3 pikëve dhe 4.3 kërcimeve për ndeshje, derisa më parë ka qenë edhe pjesë e skuadrave si Horsens në Danimarkë dhe Cocinas Logrono në Spanjë.
Gospic është 25 vjeçar dhe 203 centimetra i gjatë.
Video