ZYRTARE
Bashkimi rikthen 3 basketbolliste vendore
29 July, 2018 @14:29
Përmes një njoftimi në Facebook, klubi i Bashkimit (F) ka njoftuar se në radhët e veta ka rikthyer 3 basketbolliste vendore, të cilat edhe më parë kanë qenë pjesë e klubit prizrenas.
Vlera Vraniqi, Enisa Olloni dhe Elmedina Cenollari sezonin tjetër do të jenë pjesë e kampionit në fuqi të Kosovës, me lajmin që u zyrtarizua sot nga vet klubi prizrenas.
Sezonin që e lamë tri basketbollistet e lartpërmendura ishin pjesë e klubit Kalaja, ndërsa në sezonin e ri do të tentojnë ta ndihmojnë Bashkimin në luftën për mbrojtjen e titullit.