CAPTAIN AMERICA
Doellman i kthehet Spanjës
28 July, 2018 @15:10
Pas periudhës së ndarjes nga Barcelona, pas lëndimeve që e kishin përcjellë, ish reprezentuesi i Kosovës, Justin Doellman, luajti pak për Anadolu Efesin dhe stinorin e kaluar arriti sukses historik me ekipin malazez, Buduçnost, duke u shpallë për herë të parë kampion i ABA ligës.
E tash, Doellman i është rikthyer elitës së basketbollit spanjoll, dhe atë ekipit ku u bë i famshëm, Manresa.
BAXI Manresa ka zyrtarizuar rikthimin e lojtarit të njohur si “Kapiten Amerika” në moshën 33 vjeçare në ekip.
Doellman ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Manresan, ekip prej të cilit kishte bërë hapa të mëdha në karrierë, duke kaluar në Valencia e pastaj edhe në Barcelonë, si kulminacion.
Doellman do të mbahet në mend si lojtari i parë i natyralizuar i Kosovës prej se Kosova u bë anëtare e FIBAs. Ai luajti në kualifikime për Eurobasket 2017 për reprezentacionin e Kosovës, ndërsa në kualifikimet e fundit, nuk u paraqit.
Karriera e Doellmanit:
2003-07 - University of Xavier (NCAA) 2007-08 - Cholet Basket (France) 2008-09 - Besançon Basket (France) 2009-10 - Entente Orleanaise (France) 2010-11 - Meridiano Alicante (Liga Endesa ) 2011-12 - Assignia Manresa 2012-14 - Valencia Basket 2014-17 - FC Barcelona Lassa 2017-18 - Anadolu Efes + Buduçnost |