Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Një traktat për KB Bashkimin

BOROZANI/ E. D.

Një traktat për KB Bashkimin


Shkruan: TAULANT HOXHA

26 July, 2018 @16:30

Klubi i basketbollit Bashkimi i Prizrenit është ndër klubet më të vjetra të basketbollit në Kosovë dhe bashkë me Prishtinën, Pejën e Trepçën, pjesë e “katërshes së madhe” të basketbollit kosovar. Pas luftës në Kosovë, ishte i vetmi nga kjo katërshe që asnjëherë nuk kishte arritur ta fitojë trofeun kryesor. Këtë vit, përfundimisht e kaloi këtë barrierë, më shumë mentale. Paralelisht, arriti edhe në finale të Ligës Ballkanike, e po ashtu Kupa e Kosovës i shpëtoi nga duart në sekondat e fundit të ndeshjes finale.

Bashkimi

Këto ditë, pas gati tetë vitesh, u ndryshua edhe struktura udhëheqëse e klubit, ku ata që i’a sollën klubit titullin kampion u tërhoqën, ndërsa të tjerë, kryesisht ish-basketbollistë, e morën përgjegjësinë e udhëheqjes së klubit për disa vite të ardhshme. Pritjet nga të gjitha anët janë të larta, por edhe shumë të ndryshme.

DEFINIMI I SUKSESIT

Këto e bëjnë këtë moment të duhurin për të reflektuar mbi ato që KB Bashkimi (nuk) i ka arritur, e sidomos mbi qëllimet që duhet t’i synojë në të ardhmen.
Definimi i suksesit – është hapi i parë, e që mundëson reflektim e planifikim në të njejtën kohë. Bartësit e klubit duhet ta definojnë qartë çka nënkuptojnë me sukses. Apo edhe çka nuk do të duhej të quhej sukses? A është titulli kampion, sikurse në vitin e fundit? Apo të qenit pretendet vazhdimisht, rrjedhimisht mbajtje e hapit me investime në ekipin e parë me 2-3 ekipe që çdo vit i synojnë sukseset e njejta? Apo diçka tjetër?

INVESTIMI I PAVLEFSHËM

Në vlerësimin tim, suksesi i vitit të fundit nuk do të duhej të ishte suksesi i synuar në të ardhmen. Në mungesë të një baze vendore të ekipit, kushti për të arritur këtë sukses ishte krijimi gati se nga fillimi i ekipit, me trajnerë e lojtarë të huaj. Një investim i tillë rezulton i pavlefshëm për dy arsye: 1) shumica e lojtarëve të ekipit kampion nuk do të jenë në ekip në sezonën e ardhshme, njejtë sikurse që nuk kanë qenë edhe një sezonë më parë, duke e bërë këtë sukses totalisht të paqëndrueshëm; 2) mënyra se si u arrit titulli e bën të pavlefshëm këtë titull (përveç elementit historik/arkivor), për shkak që tashmë KB Bashkimi nuk mund të marrë pjesë në gara ndërkombëtare, rrjedhimisht ta gëzojë suksesin e arritur me ekspozim në garën e kampionëve.

Bashkimi junior

Për më tepër, mungesa e lojtarëve vendorë dhe dyshimet për futje të klubit në borxhe të thella (të paktën një pjesë duket e konfirmuar nga vet FIBA) me gjasë ishin arsyet kryesore që Arpaxhik’t u tërhoqën nga përkrahja e ekipit përgjatë gjithë sezonës së kaluar, me përjashtim të ndeshjeve finale. Shkolla e basketbollit e KB Bashkimit gati se nuk ekziston dhe ekipi është bërë i huaj për prizrenasit. Ata pak trajnerë të qytetit që kanë vendosur të punojnë me të rinj, këtë e kanë bërë jashtë klubit.

3 QËLLIMET KRYESORE

Bazuar në këto, e sidomos për të filluar një projekt më afatgjatë të avancimit të basketbollit në Prizren, janë 3 qëllime kryesore mbi të cilat do të duhej të ndërtohej gjithçka e klubit gjatë të paktën 10 viteve të ardhshme, pavarësisht se kush do të jetë në krye.

1. Promovimi i lojtarëve vendorë

Promovimi i lojtarëve vendorë – është ky një togfjalësh të cilin të gjithë ata që sillen rreth klubit e përdorin vazhdimisht, por gati se asnjëri nuk e ka përkthyer në punë konkrete. Por, pa e shndërruar këtë në bosht të zhvillimit të klubit, KB Bashkimi nuk ka arsye të ekzistojë. Titujt e vazhdueshëm të kampionit e pjesëmarrjet e suksesshme në gara ndërkombëtare nuk janë reale për t’u pritur për një kohë, pavarësisht investimeve në lojtarë të huaj. Basketbolli në Kosovë është jashtëzakonisht i paparashikueshëm në kuptim financiar, duke e pamundësuar ndonjë planifikim real. Edhe po të sigurosh buxhet qindramijëra eurosh për një sezonë, nuk mund të jesh i sigurtë që 2-3 ekipe të tjera nuk do ta sigurojnë dyfishin e atij buxheti, rrjedhimisht t’i shktërrojnë të gjitha objektivat sezonale. Pjesëmarrja në Ligën Ballkanike apo liga të ngjashme (të cilat ekipet tjera e shfrytëzojnë për kalitje të të rinjve të tyre) me lojtarë të huaj as që duhet të konsiderohet. Për këtë arsye, e vetmja pjesë e sigurtë, si nga ana sportive ashtu edhe financiare, është puna me të rinj. Kjo duhet të shihet si investim e jo shpenzim.

Bashkimi

Fatmirësisht, Prizreni tashmë ka mjaftueshëm trajnerë cilësorë që do të mund të marrin barrën e punës me të gjitha kategoritë e reja. Ajo që mungon, pra që duhet të ndodhë urgjentisht, është roli proaktiv i klubit në organizimin e shkollës së basketbollit. Nuk mjafton që të “blihet” ekipi i juniorëve apo kadetëve nga ndonjë shkollë private e basketbollit, sa për të plotësuar kushtin për gara për ekipin e parë. Një planprogram i mirëfilltë, sistematik e shumëvjeçar duhet të udhëheqë punën e të gjitha kategorive, të cilat duhet të jenë të ndërlidhura mes vete në zinxhir. Trajnerët e kategorive të reja duhet të paguhen dinjitetshëm, nëse jo edhe më shumë sesa trajnerët e ekipit të parë. Edhe pse arsyeja financiare nuk do të duhej të ishte kryesorja, përsëri prodhimi i vetëm një lojtari cilësor brenda një gjenerate dhe shitja e tij do të nxirrnin investimin në të gjithë gjeneratën. Gjithashtu, shkolla e basketbollit patjetër duhet të lidhet me shkollat fillore e të mesme të qytetit, për ta kthyer KB Bashkimin në një vend grumbullimi të të gjithë atyre që ëndërrojnë për basketboll.

Bashkimi

Kjo më lart nënkupton që ambiciet garuese të KB Bashkimit duhet të ulen, të paktën për disa sezone. Në vend të synimeve për “tituj dhe kupa”, synimi real duhet të jetë mbetja në Supërligë dhe kalitja e lojtarëve të rinj. Kjo nuk do të thotë që asnjë lojtar i huaj nuk do të duhej të sillej në ekip, por të huajt do të merreshin vetëm për aq sa të sigurohet mbijetesa në Superligë. Me një objektiv të tillë do t’kishte kuptim edhe financimi i lartë dhe afat-gjatë nga Komuna e Prizrenit, me fonde të taksapaguesëve. Në një botë ideale ku edhe Komuna jep llogari për fondet publike që i ndan për klube sportive, a nuk do të ishte shumëfish më i lavdueshëm investimi qindramijëra eurosh në të rinjtë e qytetit sesa investimi i njejtë në pagat e lojtarëve e trajnerëve të huaj?

2. Mirëqeverisja dhe rregullësia financiare

Mirëqeverisja dhe rregullësia financiare – KB Bashkimi nuk është klub privat, por organizatë jo-fitimprurëse. Si e tillë nuk ka pronarë të cilët do të mund të fitonin apo humbnin financiarisht në fund të vitit. Duke mos qenë i askujt, por i të gjithëve njëkohësisht, mundësia e vetme e evitimit të shndërrimit të klubit në “pronë” të disa individëve është rregullimi i qeverisjes së brendshme. Rregullat për subjekte të tilla ekzistojnë, vetëm duhet të aplikohen edhe në KB Bashkimi. Konkretisht, klubi duhet që urgjentisht ta definojë anëtarësinë e vet, mënyrën e anëtarësimit, punën e Kuvendit të Anëtarëve, mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit e Kryesisë/Bordit, kompetencat e secilit nivel, mënyrën e caktimit të objektivave programore e garuese, nivelet dhe procedurat e transparencës e llogaridhënies (programore e financiare), rregullat e (mos)përfshirjes së personave të ekspozuar politikisht në organet udhëheqëse të klubit, etj. Klube jo-fitimprurëse ka gjithandej nëpër botë (hiq më larg se FC Barcelona), pra një qeverisje e brendshme e mirë është diçka që mund të bëhet pa pasur nevojë të zbulohet uji i nxehtë përsëri.

Bashkimi

Përtej kësaj, pjesa më e ndjeshme e qeverisjes së brendshme ka të bëje me aspektin financiar, jo vetëm në KB Bashkimi. Parimet e menaxhimit të mirë financiar kërkojnë që për një subjekt që menaxhon me qindra mijëra euro në vit, të aplikohen procedurat e avancuara të kontabilitetit e raportimit financiar. Kjo kërkon patjetër dy nivele të avancimit: 1) rregulla të qarta të menaxhimit dhe raportimit financiar; dhe 2) përgjegjësi të qarta të menaxhimit financiar.

Në një situatë ku pjesa financiare është pjesa më e kontestuar në mes të udhëheqësisë së re dhe asaj të vjetër (por edhe tifozëve e publikut në përgjithësi), besimi në klub është jashtëzakonisht i ulët. Për të kthyer besimin e donatorëve, sponzorëve e tifozëve, kërkohet edhe një nivel shtesë, e që është transparencë totale financiare. Konkretisht, kjo duhet të përkthehet në një super-auditim të financave të klubit dhe publikim të plotë të rezultateve mbi gjendjen financiare, si dhe mekanizma të publikimit të vazhdueshëm të të hyrave dhe shpenzimeve në afat më të gjatë. Vetëm në këtë mënyrë klubi do të mund të bënte planifikime të sakta financiare, rrjedhimisht t’i evitojë situatat kur në gjysmë të sezonës nuk është e sigurtë nëse ekipi do të vazhdojë garat.

3. Kultivimi i vlerave njërëzore dhe sportive

Kultivimi i vlerave njërëzore dhe sportive – Paramendoni një fëmijë a adoleshent, i cili vjen nga një familje e varfër e ndihet i përjashtuar nga shoqëria, sa me rëndësi është që të trajtohet i barabartë e të ndihet i sigurtë në mes të bashkëlojtarëve. Paramendoni sa ndikon një ambient pozitiv ose negativ për tranzicionin nga adoleshenca në pjekuri dhe rrugën jetësore që mund ta marrë një i ri.

Bashkimi

Vetëm gjatë viteve sa unë kam qenë në shkollën e basketbollit të KB Bashkimit, mund të konfirmoj me dhjetra raste të tilla ku (të gjithë së bashku) kemi qenë vendimtar për shokët e ekipit. Një takim në përkujtim të profesorit Dervish Agaj në qershor 2018 bëri bashkë dhjetra ish-basketbollistë të KB Bashkimit nga gjenerata të ndryshme. Përderisa karrierat e shumicës prej tyre kishin qenë modeste, ajo që ishte karakteristikë e përbashkët e secilit ishte shpërfaqja e dukeshme e respektit dhe vlerave njerëzore e qytetare. Kjo nuk ishte e rastësishme. Mund të duket klishe, por prodhimi i “njerëzve të mirë” ka qenë një nga qëllimet kryesore të shkollës së basketbollit të KB Bashkimit për vite me radhë. Kjo arrihej vetëm për shkak që qëllimi i ekzistencës së klubit, e sidomos shkollës së basketbollit, ishte përtej garës dhe sportit në kuptim të ngushtë të fjalës. Të gjithë ata që kanë kaluar nëpër rrjetën e klubit, shumica në një moshë shumë delikate, i minimizoheshin gjasat që të devijonte a dështonte në jetë. Nëse jo lojtar profesionist, vet ambienti i krijuar në klub të ndihmonte të bëheshe trajner, gjyqtar apo edhe zyrtar basketbolli. “Fair play” ishte më i rëndësishëm se një fitore, solidariteti dhe fryma ekipore ishin më të vlerësuara sesa suksesi individual, trajtimi i barabartë i secilit ishte obligim i të gjithëve.

Bashkimi

Në një periudhë kur në Kosovë kanë devalvuar shumica e vlerave që e mbajnë gjallë një shoqëri, është detyrë patriotike që të shfrytëzohen të gjitha platformat e mundshme për të prodhuar qytetarë të mirë. Pak platforma i afrohen një klubi sportiv a shkolle sportive për nga potenciali për ta bërë këtë. Sporti, e sidomos basketbolli si lojë ekipore shumë intenzive, është vërtetuar që i detyron lojtarët ta tejkalojnë vetveten, jo vetëm në aspektin sportiv. Por, fatkeqësisht, kjo nuk ndodh vetvetiu e as rastësisht, e sidomos jo nëse nuk shkon paralel me dy qëllimet e para, të promovimit të lojtarëve vendorë dhe mirëqeverisjes. Kultivimi i vlerave të tilla duhet të bëhet në mënyrë të qëllimshme dhe proaktive, rrjedhimisht të jetë qëllim i qartë e prioritar. Të gjithë në klub duhet të jenë të vetdijshëm për këto vlera, dhe të njejtat të kërkojnë të zbatohen e promovohen në të gjitha nivelet.

Bashkimi

Ndoshta KB Bashkimi nuk ka prodhuar ndonjë lojtar të NBA ose Euroligës, por definitivisht ka prodhuar qytetarë të mirë e të përgjegjshëm të këtij vendi. Vetëm si i tillë e meriton të ekzistojë, rrjedhimisht edhe të përkrahet nga të gjithë ne që duam të shohim basketboll në Prizren.

Pas 10 vitesh… tek atëherë ndoshta mund të flasim për qëllime të tjera.

(Taulant Hoxha është ish-basketbollist i KB Bashkimit)


HAWKS

Vince Carter kalon te Atlanta

NBA/Transfere

Vince Carter kalon te Atlanta

26/07/18 @ 10:22

NË STAMBOLL

Anadolu Efes forcohet me Larkinin

Euroleague/Transfere

Anadolu Efes forcohet me Larkinin

26/07/18 @ 10:20

BLAUGRANA

Barcelona transferon Pangosin

Euroleague/Transfere

Barcelona transferon Pangosin

26/07/18 @ 10:12

EURO U18 / DIV C / PËRFAQËSUESJA

Kosova dorëzohet në sekondat e fundit

Përfaqësuesja

Kosova dorëzohet në sekondat e fundit

24/07/18 @ 22:02

EURO U18 / DIV C / PËRFAQËSUESJA

Pjesa e parë: Kosova +9

Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Pjesa e parë: Kosova +9

24/07/18 @ 20:51

EURO U18 / DIV C / GRUPI A

Fitorja e dytë për Moldavinë U18

Eurobasket/International

Fitorja e dytë për Moldavinë U18

24/07/18 @ 20:02

EURO U 18 / DIV C

Irlanda U18 mposht edhe Monakon U18

Përfaqësuesja/International

Irlanda U18 mposht edhe Monakon U18

24/07/18 @ 17:22

EURO U-20/ DIV B

Valon Bunjaku dhe Etnik Peci në TOP 3 të Europianit U20

Përfaqësuesja

Valon Bunjaku dhe Etnik Peci në TOP 3 të Europianit U20

23/07/18 @ 20:00

EURO U-18/ DIV C

Moldavia U18 e nis me fitore Europianin

Përfaqësuesja/Eurobasket

Moldavia U18 e nis me fitore Europianin

23/07/18 @ 19:13

MELO, THE ROCKET

Carmelo Anthony në Houston Rockets

NBA/Transfere

Carmelo Anthony në Houston Rockets

23/07/18 @ 16:23

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga