EURO U-18/ DIV C
Moldavia U18 e nis me fitore Europianin
23 July, 2018 @19:13
Moldavia U18, duke e mposhtur Maltën me rezultat 89-78, filloi me fitore Kampionatin Europian të Divizionit C në kuadër të FIBAs, që po mbahet në Prishtinë.
Victor Legosin te Moldavia shkëlqeu duke luajtur double-double me 23 pikë e 12 kërcime, ndërsa 28 pikët e Nicholas Formosas, nuk mjaftuan për fitore te Malta.
Kjo ishte fitorja e parë e Moldavisë në Grupin A, derisa Malta e regjistroi humbjen e dytë.
GRUPI A
1 | Irlanda | 1 fitore | 0 humbje | |
2 | Moldavia | 1 fitore | 0 humbje | |
3 | Malta | 0 fitore | 2 humbje | |
4 | Monako | 1 fitore | 0 humbje | |
5 | Armenia | 0 fitore | 1 humbje |