BASHKIMI (F)
Kampionja e Kosovës me përforcim nga SHBA
23 July, 2018 @1:00
Kampionia aktuale e Kosovës në basketboll te femrat, KB Bashkimi F, e hapi stinorin 2018/19 duke bërë transferimin e parë në skuadër.
Mari Stewart, do të jetë pjesë e Bashkimit në stinorin e ardhshëm.
Stewart, është e lindur në Templenton të Kalifornisë. Në stinorin e kaluar ishte pjesë e skuadrës West Virginia Wesleyan, ku luajti me mesatare prej 14.1 pikëve, 9.3 kërcimeve dhe 1.2 asistimeve për ndeshje.
Mari Stewart, do të jetë basketbollistja e tretë e huaj në histori të klubit, ndërsa dy të huajat në stinorin e kaluar Khadija Brown-Haywood dhe Anastasia Williams, kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në fitoren e titullit të skuadrës.