EURO U 18 / DIV C
Monakoja e hap me fitore Europianin në Kosovë
22 July, 2018 @16:01
Përfaqësuesja U18 e Monakos në basketboll ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të ditës së parë të Europianit U18 Divizioni C në kuadër të FIBAs që po mbahet në Prishtinë.
Monako ka mposhtur bindshëm Armeninë 79-46 në duelin e parë të ditës, ndërsa në ndërkohë do të zhvillohen edhe dy duele tjera, para se të luajë Kosova U18 ndeshjen e parë në kampionat.
Robin Clair ka qenë njeriu i ndeshjes te Monakoja sot. Ai ka përfunduar ndeshjen me 22 pikë, 10 kërcime, 2 asistime dhe 2 topa të rrëmbyera.
Pas tij, Roman Tomatis me 12 pikë ka qenë më efikasi te ekipi i Monakos U18, ndërsa ndihmë ka pasur edhe nga Vincent Vermillac, që ka shënuar 11 të tjera në fitore.
Aktualisht po zhvillohet ndeshja tjetër e Grupit A, ndërmjet Maltës dhe Irlandës, ndërsa më vonë nisin ndeshjet e Grupit B, ku Qiprtoja luan me Gjibraltarin ndërsa San Marino me Kosovën.
Bileta për të gjitha ndeshjet brenda ditës është 1 euro.