EURO U-20/ DIV B
KosovaU20 e 18-ta në Europian
22 July, 2018 @19:40
Përfaqësuesja e Kosovës U20, duke u mposhtur nga Sllovakia me rezultat 82-73, e përfundoi Kampionatin Europian të Divizionit B, në pozitën e 18-të.
Etnik Peci 21, Valon Bunjaku 17 dhe Kujtim Sadiku me 12 pikë, ishin të vetmit me pikë dyshifrore te Kosova, ndërsa në anën tjetër më i miri te Sllovakia ishte Jakub Mokran me 21 pikë të shënuara.
Kosova U20, ishte në Grupin D me Poloninë, Finlandën, Gjeorgjinë dhe Portugalinë, ku e përfundoi grupin pa fitore, ndërsa pastaj arriti të shënojëdy fitore kundër Armenisë dhe Luksemburgut dhe pësoi nga Sllovakia për të përfunduar Europianin në pozitën e 18-të.