PARA STINORIT 2018/19
Të gjitha transferet në EuroLeague
23 July, 2018 @14:15
Stinori i ri në Euroligë, 2018/19 pritet të jetë mjaft interesat. Skuadrat më të mira europiane të basketbollit, 16, deri tash kanë bërë transfere të konsiderueshme, sipas nevojës, për stinorin e ri, në ligën ku 16 skuadra ndeshen me njëra-tjetrën gjatë stinorit të rregullt, e tetë prej tyre marrin rrugë për në play-off, prej të cilëve katër shkojnë në Final Four dhe përcaktojnë kampionin e garës.
Anadolu Efes është skuadra që ka përforcuar më së shumti ekipin në këtë afat të transferimeve duke i transferuar shtatë lojtarë.
Skuadra që ka shtuar më së paku lojtarë është Gran Canaria të cilët transferuan vetëm një lojtarë dhe morrën trajner të ri.
Kurse, skuadrat që kanë shtuar mesatarisht lojtarë për edicionin e ri garues janë: Real Madrid, Barcelona, CSKA Moska, Fenerbahçe, Baskonia dhe Khimki. Të gjitha këto i kanë transferuar nga dy lojtarë.
Transferet e 16-të skuadrave në EuroLeague janë këto:
Anadolu Efes ka nënshkruar me këta lojtarë: James Anderson, Adrien Moerman, Rodrigue Baeubois, Vasilje Micic, Bugrahan Tuncer, Sertac Sanli dhe Metecan Birsen.
Olimpia Milan ka arritur marrëveshje më këta basketbollistë: Mike James, Chrsitian Burns, Nemanja Nedovic, Jeff Brooks dhe Amedeo Della Valle.
Budocnost Voli Podgorica transferoi këta katër lojtarë: Aaron Craft, Earl Clark, Edwin Jackson dhe Coty Clarke.
CSKA Moska u përforcua me dyshen Alec Peters dhe Daniel Hackett.
Darusaffaka Istanbul është përforcuar me trajnerin Ahmet Caki dhe pesë lojtarë të cilët janë: Cory Jefferson, Ray McCallum, Jordan Loyd, Zanis Peineris dhe Berk Demir.
Barcelona arriti të transferojë dyshen Kyle Kuric dhe Chris Singleton.
Skuadra gjermane Bayern Munich nënshkroi me këta basketbollistë: Maodo Lo, Robin Amaize dhe Leon Radosevic.
Finalisti i stinorit të kaluar Fenerbahçe ka nënshkruar me dy lojtarë që vijnë nga NBA, Tyler Ennis dhe Joffrey Lauvergne.
Gran Canaria nënshkruan me trajnerin Salvador Maldonado dhe lojtarin Clevin Hannah.
Baskonia u përforcua me dy lojtarë: Shavon Shields dhe Youssoupha Fall.
Tjetër skuadër nga Rusia u përforcua me dy lojtar, Khimki transferoi Dee Bost dhe Petr Gubanov.
Maccabi Tel Aviv transferoi këta basketbollistë: Nimrod Levi, Jeremy Pargo, Scotite Wilbekin, Angelo Caloiaro dhe Kendrick Ray.
Olympiacos bëri këto nënshkrime. Trajneri i njohur David Blatt, pastaj kanë rinovuar me legjendën e tyre Vassilis Spanoulis dhe transferuar këta lojtarë: Janis Timma, Axel Toupane, Sasha Vezenkov, Zach LeDay dhe Nigel William-Goss.
Panathinaikos u përforcua më këta basketbollistë: Georgios Papagiannis, Keith Langford, Iaonnis Papapetrou dhe Stephane Lasme.
Kampionët evropian Real Madrid pas largimit të MVP-së Luka Doncic, transferuan bashkëvendasin e tij Klemen Prepelic si dhe Gabriel Deck.
Zalgiris pas një sezoni mjaft të mirë nënshkruan edhe me tre lojtarë të tjerë: Nate Wolters, Marius Grigonis dhe Thomas Walkup.