EURO U18 / DIV C / GRUPI A
Fitorja e dytë për Moldavinë U18
24 July, 2018 @20:02
Moldavia U18 me rezultat 86-72 arriti që të mposhtë Armeninë, duke u ngritur në pozitën e 2-të në grupin A, në Kampionatin Evropian të Divizionit C në kuadër të FIBA-së, që është duke u zhvilluar në Prishtinë.
Basketbollisti kryesor te moldavët ishte përsëri Victor Legosin me 32 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa te armenët më i miri ishte Artyom Pechenjyan me 27 pikë, të cilat nuk mjaftuan për fitore.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Moldavinë, ndërsa për Armeninë ishte humbja e tretë me radhë.