EURO U 18 / DIV C
Irlanda U18 mposht edhe Monakon U18
24 July, 2018 @17:22
Irlanda U18 arrin edhe fitoren e tretë në Kampionatin Evropian të Divizionit C në kuadër të FIBAs, që po mbahet në Prishtinë.
Kësaj radhe e mposhti Monakon U18 me rezultat 80-71.
David Murray te Irlanda shkëlqeu duke luajtur me double-double 32 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa Monakos nuk i mjaftuan 24 pikët që i shënoi Roman Tomatis për fitore.
Kjo ishte humbja e parë për Monakon, ndërsa Irlanda mbetet lider i grupit A pa asnjë humbje.