NË STAMBOLL
Anadolu Efes forcohet me Larkinin
26 July, 2018 @10:20
Skuadra turke, Anadolu Efes, është duke planifikuar që të shkëputet nga fundi i tabeles në Euroleague.
Efesi sot në mëngjes, bëri të ditur se është arritur marrëveshja një vjeçare me fundorin amerikan Shane Larkin.
Larkin 25 vjeç, së fundi ishte pjesë e Boston Celticsit, derisa në Europë ka luajtur edhe te skuadra e Baskonias ku në 33 ndeshje të luajtura në Euroleague, ka arritur mesatare prej 13.1 pikëve, 5.7 asistimeve dhe 2.7 kërcimeve për ndeshje.