ORARI I GJYSMËFINALEVE
Dueli gj’final i Kosovës U18, nesër
27 July, 2018 @23:57
Kosova U18 e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Prishtinë.
Kosova në luftë për një vend në gjysmëfinale e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 77:47 në ndeshjen e luajtur të enjten mbrëma.
Në fazën e grupeve Kosova e ka shënuar një fitore bindëse ndaj San Marinos dhe një humbje nga Qipro në sekondat e fundit të ndeshjes.
Në gjysmëfinalet që do të zhvillohen të shtunën, Kosova me fillim nga ora 17:00 do të ballafaqohet me Irlandën, e cila në fazën e grupeve nuk e ka regjistruar asnjë humbje, njëjtë si Qipro në grupin tjetër, e cila tani do të përballet në gjysmëfinale me Monakon. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 19:30.
GJYSMËFINALET E EURO U18/ DIV. C
Ora 17:00 | Irlanda U18 - Kosova U18 | Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë | |
Ora 19:30 | Qipro U18 - Monako U18 | Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë |