EURO U-18/ DIV C
Kosova U18 bindshëm ndaj Gjibraltarit U18
26 July, 2018 @21:14
Përfaqësuesja e Kosovës U18, në ndeshjen e fundit të Grupit B, e mposhti bindshëm Gjibraltarin U18 me rezultat 77-44.
Gazzali Makasqi, me performancën fenomenale në çerekun e fundit, luajti në total me 23 pikë, ndërsa edhe Erhan Sholla shkëlqeu me double-double (20 pikë e 10 kërcime).
Me këtë fitore Kosova ka përfunduar Grupin B të Europianit në Divizionin C në vend të dytë, me bilanc 2 fitore e 1 humbje.
Djelmoshat e drejtuar nga trajneri Ibrahim Karabeg janë kualifikuar në gjysmëfinale të këtij turneu që po mbahet në Prishtinë, ku i pret Irlanda, fituesja e Grupit A, që nuk din për humbje.
GRUPI B
1 | Qipro U18 | 3 fitore | 0 humbje | |
2 | Kosova U18 | 2 fitore | 1 humbje | |
3 | San Marino U18 | 1 fitore | 2 humbje | |
4 | Gjibraltari U18 | 0 fitore | 3 humbje |