EURO U-18/ DIV C
Kosova U18 mëson kundërshtarin e gjysmëfinales
26 July, 2018 @17:32
Përfaqësuesja e Kosovës U18 ka mësuar kundërshtarin e gjysmëfinalen në Kampionatin Europian të Divizionit C që po zhvillohet në Prishtinë.
Fituesi i Grupit A, ashtu edhe siç pritej u bë Irlanda, që sot me fitore ndaj Moldavisë 87-70, siguroi vendin e parë në këtë grup dhe do të luaj në gjysmëfinale ndaj vendit të dytë të Grupit B.
Nathan Moore me 24 pikë ka qenë i shkëlqyeshëm te Irlanda U18 sot, që përfundoi Grupin A me 4 fitore nga 4 ndeshje.
Pikë dyshifrore shënuan edhe Darragh O’Sullivan, 13 dhe Oisin Rice, 11, në fitoren e irlandezëve.