REPREZENTUESI I KOSOVËS
Lis Shoshi në Maccabi Ashdod
28 July, 2018 @14:52
Qendra e reprezentacionit të Kosovës, Lis Shoshi, që stinorin e funit luajti në elitën e Lituanisë për ekipin Pieno Zvaigzdes, është anëtar i ri i ekipit izraelit, Maccabi Ashdod/Be’er Tuvia, ka zyrtarizuar ekipi në fjalë.
Shoshi, përfundoi stinorin e shkuar te ekipi lituanez me mesatare prej 9.1 pikëve dhe 4.1 kërcimeve për ndeshje, ndërsa në ligën baltike luajti me mesatare prej 7.6 pikëve për ndeshje dhe 5.9 kërcimeve, me të cilët fitoi edhe titullin në këtë ligë.
Lisi (212 centimetra, 24 vjeç) që bëri karrierë në SHBA për ekipin universitar të Arkansasit, Little Rock, iu kthye basketbollit europian duke luajtur në stinorin e kaluar edhe për Sigal Prishtinën, prej ku kaloi në Pieno.
Stinori i ri i tij me ekipin Maccabi Ashdod do të jetë i dyti në Europë, pas kthimit nga SHBA-ja.
Përndryshe, trajner i ekipit të Maccabi Ashdodit është edhe selektori i Kosovës, Brad Greenberg.