Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Bashkimi rikthen edhe Arion Ballukun

Bashkimi rikthen edhe Arion Ballukun


1 August, 2022 @18:07

Njëri ndër basketbollistët e qytetit të Prizrenit, që ka milituar së fundi te Rahoveci, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Vëllaznimin, Arion Balluku, është rikthyer te Bashkimi.

Portokallezinjtë kanë zyrtarizuar rikthimin e ish-lojtarit të tyre, me të cilin ishin shpallur kampionë të Kosovës për herë të parë në histori (2017/18).

“Arion Balluku përsëri portokall e zi. Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Arion Ballukun, i cili ka qenë pjesë e ekipit kampion në sezonin 2018. Mirë se na vjen përsëri, Arion!” - ka shkruar në njoftimin e shkurtër të ekipit prizrenas në llogaritë e rrjeteve sociale, duke bërë të ditur përafrimin e fundit në skuadër.

Arion Balluku @ KB Bashkimi

Kujtojmë, në sezonin e fundit Arioni ka luajtur për Rahovecin, ndërsa aty kryesisht si lojtar zëvendësues ka pasur mesatarisht 11 minuta për ndeshje, duke shënuar 2.3 pikë për lojë, 1 asistim dhe 0.9 kërcime. Ndërkaq në Ligën Unike me mesatare të njëjtë të minutave ai ka shënuar 1.9 pikë për ndeshje mesatarisht, 0.7 asistime për lojë dhe 0.9 kërcime për ndeshje.

Në fund, Rahoveci mbijetoi në Superligë duke fituar ndeshjen e PlayOutit ndaj Prishtinës së Re.

Te Bashkimi, Arioni do të punojë nën urdhërat e Darko Radulovicit, që ka ndihmës Edin Kërveshin, Edon Godenin dhe Elbesar Gështenjën.

Kujtojmë, Bashkimi njoftoi edhe për rikthimin e Altin Morinës ditë më parë në ekip, ndërsa vazhdoi edhe me kapitenin e ekipit Qëndrim Biraj.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga