PRIZREN
Bashkimi rimposht Yllin
7 November, 2015 @20:40
Bashkimi është këndellur sonte nga humbja ndaj Trepçës në lojën e fundit të tyre duke e mposhtur Yllin në Sezai Surroi, 93-83.
Ekipi prizrenas ka pasur në pjesën më të madhe të ndeshjes lojën nën kontroll, por Ylli ka rrezikuar disa herë duke iu afruar rezultatit në 2 pikë.
Sidoqoftë, një rikëndellje në fund e ekipit prizrenas i ka dhënë atyre fitore të qetë në përfundim të lojës.
Tay Waller (25 pikë) e Theron Bussey (19 pikë) kanë qenë koshashënuesit më të mirë te Bashkimi, derisa Gerti Shima (11 pikë + 12 kërcime) ka kontribuuar me double-double në fitoren e portokallezinjëve.
Te Ylli, që nuk arriti të evitojë humbjen e pestë të stinorit, më të dalluar kanë qenë si zakonisht dyshja amerikane, Montreal Scott me 27 pikë e 6 kërcime e Landon Atterberry me double-double prej 19 pikëve dhe 10 kërcimeve.
Pas disa ndeshjeve mungesë për shkak të lëndimit, Yllit iu rikthye sot edhe gjiganti dhe kapiteni i skuadrës, Urim Zenelaj, që kontribuoi me 19 pikë e 8 kërcime në ndeshjen e parë të tij pas rikthimit.
Pas kësaj ndeshjeje, Bashkimi ka bilanc 4 fitore e 3 humbje, derisa Ylli ka vetëm 2 fitore krahas 5 humbjeve.
Statistikat individuale te Bashkimi:
1 | Tay Waller | 25 pikë | 2 asistime | 5 kërcime |
2 | Theron Bussey | 19 pikë | 5 asistime | 5 kërcime |
3 | Andi Shehu | 12 pikë | 1 asistim | 3 kërcime |
4 | Gerti Shima | 11 pikë | 3 asistime | 12 kërcime |
5 | Granit Rugova | 9 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
6 | Arbër Tolaj | 7 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
7 | Qëndrim Biraj | 5 pikë | 1 asistim | 3 kërcime |
8 | Sani Ibrahim Abu | 4 pikë | 2 asistime | 6 kërcime |
9 | Endrit Hysenagolli | 1 pikë | - | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Ylli:
1 | Montreal Scott | 27 pikë | 3 asistime | 6 kërcime |
2 | Landon Aterrberry | 19 pikë | 3 asistime | 10 kërcime |
3 | Urim Zenelaj | 19 pikë | 1 asistim | 8 kërcime |
4 | Altin Morina | 10 pikë | 5 asistime | 7 kërcime |
5 | Erris Nushi | 4 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
6 | Egzon Kuqi | 4 pikë | 2 asistime | 2 kërcime |
7 | Kreshnik Juniku | - | 3'02'' min. lojë | 3 kërcime |
8 | Salajdin Hysenaj | - | 2'46'' min. lojë | 1 top i humbur |
9 | Egzon Berisha | - | 1'03'' min. lojë | 1 kërcim |