PJESA E PARË: BASHKIMI-TREPÇA
Bashkimi shkon në pushim me epërsi
25 February, 2017 @20:53
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes derbi të xhiros së XIX të Superligës, Bashkimi-Trepça.
Prizrenasit kanë ngritur pak epërsinë në fund të kësaj pjese për të shkuar në pushim me 3 pikë epërsi, 35-32, ndërsa loja po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.
Në 3 minutat e fundit të ndeshjes janë shënuar vetëm 6 pikë, 4 për Bashkimin e 2 për Trepçën, derisa po luhet agresivisht në mbrojtje dhe dështimet në shënime po bëhen edhe më tepër.
Kayel Locke me 12 pikë është më efikas te Bashkimi aktualisht, ndërsa atij i ka ndihmuar edhe Garrius Adams me 7 të tjera.
Ndërkaq te Trepça, Jeremy Wise dhe Eric Stutz me nga 10 pikë po dallohen për momentin.