NË MITROVICË

Braha dorëhiqet nga Trepça
25 February, 2017 @11:13
Ish-basketbollisti i ekipit, deri tash edhe drejtor, Besim Braha, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, ka bërë të ditur vetë klubi i Trepçës.
“Ai në mbledhjen e klubit ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për arsye personale,” ka shkruar njoftimi i klubit mitrovicas, botuar në Facebook.
Trepça sonte është mysafire e Bashkimit në Prizren në kuadër të ndeshjes së xhiros XIX të Superligës.