KERASAN PRISHTINA - VËLLAZNIMI
Mposhtet Vëllaznimi, Kerasani feston fitoren e parë
24 February, 2017 @19:53
Superliga e Kosovës në basketboll tanimë nuk ka skuadër pa fitore.
Pas 18 humbjeve rresht, skuadra e fundit në tabelë, Kerasan Prishtina, më në fund ka shijuar fitoren e parë të këtij edicioni.
Skuadra nga kryeqyteti ka festuar fitoren e madhe duke e mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat të ngushtë, 88-87.
Ndeshja gjatë gjithë kohës ishte me rivalitet të barabartë, ndërsa fundi ishte tejet dramatik.
Vetëm një minutë para fundit, rezultati u barazua në 86-86, me dy pikët e shënuara nga Kujtim Sadiku i Kerasan Prishtinës nga gjuajtjet e lira.
Më pas Vëllaznimi kaloi me një pikë epërsi me shënimin e Beq Kovaçit, derisa vetëm 10 sekonda para fundit, përsëri Sadiku doli në skenë dhe me dy pikë shunë të rëndësishme ia siguroi fitoren skuadrës së tij.
Koshashënuesi më i mirë në fitoren e Kerasan Prishtinës ishte Rinor Ahmeti me 23 pikë, derisa Kujtim Sadiku që i dha pikët më kritike, e përmbylli takimin me 16 pikë të shënuara.
Në anën tjetër, te Vëllaznimi Beq Kovaçi dhe Musab Mala shënuan nga 23 pikë secili, por që ndihma nga bashkëlojtarët e tyre ishte e mangët.
KERASAN PRISHTINA
1 | Rinor Ahmeti (35:33) | 23 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
2 | Ermir Gashi (22:24) | 16 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Kujtim Sadiku (21:58) | 16 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Gent Shala (22:01) | 10 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
5 | Alban Latifaj (28:52) | 9 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
6 | Kreshnik Muçolli (29:42) | 6 pikë | 2 kërcime | 7 asistime |
7 | Ilir Hasani (11:08) | 4 pikë | 2 asistime | - |
8 | Genc Gashi (12:34) | 4 pikë | 1 asistim | - |
9 | Mërgim Jakupi (7:05) | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Dardan Kapiti (5:45) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Granit Hyseni (2:52) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
12 | Fisnik Pula | - | - | - |
VËLLAZNIMI
1 | Beq Kovaçi (38:54) | 23 pikë | 10 kërcime | 4 asistime |
2 | Musab Mala (35:56) | 23 pikë | 5 kërcime | 6 asistime |
3 | Kreshnik Avdija (25:00) | 14 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Driton Rraci (25:15) | 9 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
5 | Gent Zeka (40:00) | 8 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
6 | Atik Koshi (25:53) | 8 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
7 | Leutrim Berisha (8:58) | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Dardan Brovina | - | - | - |
9 | Ardit Zeka | - | - | - |
10 | Otan Shehu | - | - | - |
11 | Drin Domi | - | - | - |
12 | Dielli Bakalli | - | - | - |