BASHKIMI - TREPÇA
Bashkimi s’lejon befasi në “Sezai Surroi”
14 March, 2019 @20:45
Në ndeshjen e zhvilluar mes dy rivalëve të vjetër të basketbollit kosovar, Bashkimit e Trepçës, fituese doli skuadra prizrenase.
Kampioni në fuqi i Kosovës takimin e mbylli me fitore me rezultat 96-80 (20-16, 27-20, 18-17, 31-27), takim ky që kaloi me epërsi të vendasve gjatë gjithë kohës.
Më të dalluarit në këtë fitore të Bashkimit ishin Jordan Capps me 25 pikë e 10 kërcime dhe Drilon Hajrizi, lojtar që ishte shpallur kampion pikërisht me skuadrën e Trepçës vite më parë, me 24 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, kurse te skuadra mitrovicase e Trepçës u veçuan Samir Zekiqi me 17 pikë si dhe Aaron Anderson e Harold Ridgeway me nga 16.
Kjo fitore bën që Bashkimi të ketë bilanc 11-10 pas 21 ndeshjeve, ndërkohë që bilanci i Trepçës shkon në 9-12.
Xhiron e ardhshme. Bashkimi i shkon Yllit në Suharekë, kurse Trepça e pret Prishtinën në “Minatori”.