TRANSFER
Bashkimi zyrtarizon Kryeziun
30 July, 2021 @15:21
Lajmi për rikthimin e Edmond Kryeziut te skuadra e Bashkimit tashmë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga ana e skuadrës portokall e zi.
Prizrenasit sot e zyrtarizuan transferin e Edmond Kryeziut, i cili është përforcimi i tretë i skuadrës pas Valon Bunjakut dhe Andi Shehut.
Kryeziu rikthehet pas 3 vitesh te ish skuadra e tij, pasi ishte shpallur kampion i Kosovës dhe nënkampion i Ligës Ballkanike në stinorin 2017/18 me Bashkimin.
Ai së fundi ishte pjesë e Rahovecit, ku pati mesatare prej 5.4 pikëve dhe 2.6 kërcimeve për ndeshje, ndërsa para kësaj skuadre luajti edhe për KB Prizrenin.
Bashkimi ditë më parë e kishte zyrtarizuar edhe trajnerin Branimir Pavic, i cili do ta drejtojë skuadrën në stinorin e ri.