SUPERLIGA
Edmond Kryeziu afër rikthimit
23 July, 2021 @13:15
Skuadra e Bashkimit po vazhdon përgatitjet për stinorin e ri.
Dje u emërua në krye të skuadrës trajneri Branimir Pavic, derisa po përgatitet rikthimin e ish-lojtarit të tij.
Pas Valon Bunjakut, edhe Edmond Kryeziu është shumë afër kalimit në folenë e tij. Zyrtarizimi i Kryeziut pritet të bëhetë shumë shpejtë nga skuadra prizrenase.
Edmondi karrierën e nisi te skuadra e Bashkimit, ku arriti të bëhet kampion, derisa së fundi ishte pjesë e Rahovecit.