FIBA SMALL COUNTRIES EURO
Kosova kualifikohet, kupton kundërshtarin e gjysmëfinales
22 July, 2021 @19:48
Kosova është kualifikuar në gjysmëfinale të evropianit të shteteve të vogla që po zhvillohet në Qipro, pasi që Luksemburgu pas Kosovës ka mposhtur edhe Qipron dhe kështu dardanet kanë siguruar daljen në gjysmëfinale të garës.
Vajzat e Kosovës kishin mposhtur Qipron në ndeshjen e parë me një treshe në sekondat e fundit të ndeshjes shënuar nga e natyralizuara Alexis Tolefree 70-68, ndërsa u mposhtën thellë nga Luksemburgu, 65-94.
Ndërkaq me fitoren e sontme të Luksemburgut, Kosova është konfirmuar si pozitë e dytë në Grupin B dhe kështu ka kaluar në gjysmëfinale.
Aty Kosova ndeshet me Irlandën, që ka fituar Grupin A dhe ka bilans prej 101+ koshdallim nga grupi ku ishte me Maltën dhe Andorrën.
TABELAT PERFUNDIMTARE TE GRUPET:
GRUPI A: Irlanda 2-0 Malta 1-1 Andorra 0-2 GRUPI B Luksemburgu 2-0 Kosova 1-1 Qiproja 0-2 |